Arti krijues rrit maksimalisht të nxënët Dr. EDLIRA SINA


Çfarë mësojnë fëmijët nëpërmjet artit?

Ata të cilët kanë përgjegjësi për mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijëve si prindërit, edukatoret të afërmit, janë të

interesuar të njohin më hollësisht se çfarë mësojnë fëmijët nëpërmjët artit krijues dhe si ndikon ai tek ata.

Studiues të ndryshëm si Piaget, Bloom, McCarthny kanë analizuar të nxënët e fëmijëve përsa i takon:

  1.  aspektit fizik, perceptual,
  2. njohës,
  3. emocional dhe social

dhe kanë konkluduar se:

Të nxënit tek fëmijët e vegjël është një proçes kompleks në të cilin janë të ndërthurura të gjtha aspektet dhe në të shumtën e rasteve ato ndodhin në të njëjtën kohë. 

1. Zhvillimi fizik /perceptual

Të eksploruarit dhe të krijuarit me materiale artistike ndihmon fëmijët të bëhen më të ndjeshëm ndaj zhvillimit fizik (Franck 1973; McFee 1977; Kauppinen 1980.)

Ndërsa fëmijët dallojnë ngjyrat, vizat, format, dhe teksturat, aftësitë e të perceptuarit përmirësohen në dërgimin e mesazheve vizuale.

Aftësia për të dalluar këta elementë të vizatimit zhvillohet njëkohësisht me eksperimentimin e këtyre materialeve. Ngjyra, linja, forma dhe  përzierje bëhen pjesë e fjlaorit vizual të fëmijëve.

Kur fëmijët fillojnë të shquajnë ngjyrat e ndryshme, ata eksperimentojnë me nuancat, ngjyrat dhe përzierjet.

Ngjyrat e ndezura dhe të ftofta janë të prirura për efekte. Modelet lineare janë të krijuara në 2-3 dimensione artistike. Fëmijët mund të bëjnë forma lineare, linja të harkura, të përdredhura me anë të bojrave, shkumsave me ngjyra, me fije spangoje, teli, leshi, pambuku etj.

Në zonat rurale fëmijët vëzhgojnë  gjatësinë e pjerrësinë e grurit në arë dhe të barit në lëndina, ndërsa në zonat urbane fëmijët njohin kontrastet e formave të lartësive të pallateve të qytetit të tyre. Varieteti i linjave në këto mjedise mund të prezantohet  me moshën duke lenë gjurmë në një pjesë të kartonit të vizatimit, ose në  anën e dobët gjuhësore.

Të rriturit e aftësisë për të dalluar shoqërohet me lloje të ndryshme  ndërtimi nëpërmjet artit krijues. Fëmijët përdorin një varitet letrash, materiale të ndryshme, dhe stampojnë me disa  objekte në sipërfaqe të ndryshme. Rritet mundësia për të mësuar rreth ngjyrave të ndryshme në tavolinën e punës: si ashpërsia e letrës (zumpara), butësinë e një metali (buloni) dhe format e një ashkle druri. Materialet e ndryshme artistike ndihmojnë fëmijën të përforcojë njohuritë rrteh paraqitjes së jashtëme  fizike të njerzve dhe kafshëve.  Spangoja, fije pambuku, fibrat sintetike, mund të përdoren për flokët e njerzve, për mustaqet e mjekrat si edhe për bishtat e kafshëve.

Të ekspluruarit me materiale artistike ofron oportunitete për mprehtësinë e të perceptuarit të formave. Fëmijët njohin marrëdhënien midis formave 2-3 dimensionale artistike me mjedisin dhe fëmijët shprehen: “Argjila ime është e rrumbullakët si pica,” ose  “Vështro kokën qesharake të kukullës time; nuk është si koka ime.” Këto shprehje tregojnë që fëmijët janë duke mësuar rreth formave ndërsa janë të angazhuar në procesin krijues.

Mprehtësia vizuale është e përfshirë në të tërë veprimtarinë artistike dhe është një atribut që ka nevojë të zhvillohet për lexuesit fillestarë. Përdorimi i materialeve të gjetura për të krijuar art  tregon që të menduarit e fëmijëve rreth formave është duke u rritur. Për shembull: Një fëmijë mund të vendosë një kub letre në topin prej balte ose  plasteline duke formuar një akullore.

Fëmijët gjithashtu zhvillojnë shkathtësinë e duarve, kordinimin e lëvizjeve motore fine gjatë procesit kreativ të artit.  Të prerët, të qepurit, të vizatuarit, të goditurit, të ngjyrosurit, ndihmon fëmijët të përpunojnë aftësinë e kordinimit sy-dorë të cilat janë të nevojshme për aftësimin e përdorimit të sendeve ditore, si edhe për të shkruarin. Këto shkathtësi zhvillohen më me kënaqësi kur shfaqen nëpërmjet artit sesa kompleteve të gatshme me mënyra përsëritëse joimagjinuese të kopjuara në fletë pune.

Rritja e perceptimit të orientimit të figurë – plan  ndodh kur fëmijët 3-4 vjeçarë fillojnë të vëjnë emrin duke përfshirë formën. Fëmijët në mënyrë graduale lëvizin drejt simboleve duar-këmbë për njerëzit duke përfshirë më shumë detaje dhe saktësojnë pjesët trupore të njeriut. Marrëdhënia e shprehur ndërmjet pjesës dhe të tërës shfaqet gradualisht në ndërgjegjsimin perceptual.

Të rriturit e ndërgjegjsimit perceptual është i lidhur në shumë mënyra  në artin e fëmijëve. Arti ekspresiv ndihmon në stabilizimin e të mësuarit perceptual, kështu fëmijët mund të përdorin ndërgjegjsimin, të jenë të vetëdijshëm në mënyrë të qëndrueshme.

2. Zhvillimi njohës

Gjatë procesit të krijimit të imazheve pamore, fëmijët e vegjël përdorin artin për të komunikuar informacionin dhe ndjenjat e tyre. Ashtu si fëmijët rriten dhe zhvillohen, imazhet pamore të eksperiencave janë simbole personale rrallë herë më pak si një kamera riprodhuese.

Arti subjektiv impresionist mund të përmbajë informacion të cilin fëmija nuk është në gjendje ta shprehë nëpërmjet fjalëve. Imazhet pamore ndihmojnë fëmijën të sqarojë ose të përforcojë idetë. Arti krijues me një varietet materialesh nxit aftësinë e të menduarit. Karakteriastika e artikujve të ndryshëm janë të krahasueshmë dhe marrëdhënia me to zbulon atë që është e re me atë që është familjarizuar. Fëmijët shoqërojnë mjete të veçanta në disa procese dhe mësojnë se cili mjet punon më mirë me materilale të ndryshme.

Për shembull: një furçë e hollë bën viza të holla në ngjyrosje, dhe një furçë e trashë krijon një fushë të gjerë.

Gjithashtu fëmijët e vegjël ende nuk e kanë konceptin e kohës, ata duhet ta kryejnë një punë me disa aspekte kohore. Ata verbalisht praktikojnë një rrjedhë të ngjarjeve: “Pasi ne hamë mëngjesin, ne dëgjojmë muzikë”; “Kur ne veshim këpucët, më pas shkojmë në shtëpi”.

Monologjet e fëmijëve ndërsa pikturojnë ose  vizatojnë mund  të nxjerrin në  pah aspekte kohore të rëndësishme për ta, gjithashtu jo të njohura për të tjerët, si simbole private të fëmijëve. Stadet e mëvonshme, rrjedha korrekte e ngjarjeve është e përpiktë në sajë të filmave për fëmijë dhe përrallave. Kështu konceptet përpara dhe pas, si edhe shkak – pasojë, të cilat janë të shprehura e të sqaruara në veprimtarinë e artit, janë të asimilueshme në strukturen njohëse të fëmijës.

Brittain, një studiues i njohur, përmblodhi kërkimet në artin e fëmijëve të vegjël, dhe ndër të tjera thotë: “Ekziston diçka për fëmijët në krijimin dhe organizimin e procesit abstragues,  i  cili është pjesë e nevojshme për të prodhuar art. Ky nuk është aktivitet pasiv, por e qarkon atë në të gjitha drejtimet, i cili kushtëzon disa inpute në sistemin operacional i cili krijon forma të reja të cilat janë të alternuara në procesin interaktiv.  Veprimtaitë në grup, duke bashkëpunuar së bashku me veprimtarinë  fizike duke eksploruar në përdorimin e ngjyrave, formave e  hapësirës,  kushtëzon një mundësi e zhvillimit të  realitetit  që konsiderohet njohuri.”

 

3. Zhvillimi social/emocional

Të eksploruarit me materiale arti, tregojnë se janë veprimtari të këndëshme për fëmijët e vegjël. Fëmijët që janë ende në fazën sensomotore të zhvillimit ose sapo kanë dalë nga kjo fazë janë të prirur drejt ngjyrimeve me bojra të ndryshme, kontrasteve, baltës së butë dhe lëndëve drusore të ashpra. Fëmijët e vegjël  gëzohen kur ngjyrosin në fletët e punës, me ngjyra të ndritshme uji, ardhjen e pranverës ose kur krijojnë një masë me plastelinë, brume ose argjil.

Fëmijët më të mëdhenj gjejnë kënaqësi në ndërtimin me dru ose bashkëpunojnë në ndërtimin e një kalaje.

Kënaqësia e fëmijëve shtohet gjithnjë e më shumë në përdorimin e materialeve artistike, ata mësojnë më shumë për veten e tyre si dhe për zotësitë dhe prezantojnë vetveten me krenari. Një fëmijë  që ka përdorur shumë ngjyra të ndritshme, është krenar për arritjen dhe mjeshtërinë  e tij. “Unë pëlqej të ngjyros me ngjyra të bukura. Shkruaj emrin tim në krye,” në këtë mënyrë ai tërheq vëmendjen e një tjetri dhe afron një visitor pranë punimit të tij.

Procesi krijues ofron mundësi për fëmijët   që të rrisin shpirtin e pavarsisë dhe një drejtim për autonomi personale, kur bëhen zgjedhjet e një procesi të ndërmjetëm mendihmën e mësuesit, ose një lloj shprehje  e vetevetes  së tyre.             Ndjenjat  positive për vetveten të cilat mund të përforcohen nëpërmjet artit janë thelbësore për zhvillimin e personalitetit. Shumë mundësi për këtë zhvillim eksistojnë, kur fëmijët mund të regjistrojnë ose memorizojnë përshtypjet vizuale personale. Krijimet  e tyre, sytë dhe thirrja me zë të lartë, “ Më shihni mua; shiko se çfarë unë bëj unë!”

Ndërrmarrja e iniciativave  të sukseshme në veprimtarinë e artit   mund të vendosë qëndrime positive ndaj shkollës.

Normalisht “e turpshmja Keti” me krenari shpalos punën e saj artistike të realizuar me letra punëdore. “Shiko, unë kam bërë mbretëreshën e ëngjëjve!”,  ajo i ngre zërin mësuses së saj, “Mundem unë ta sjell mamin për ta parë?”; Një ditë përpara kishte shfaqur mosdëshirë për të ardhur në shkollë. Plotësimi dhe shpalosja e artit të saj shkaktoi një ndryshim në qëndrimin e saj ndaj shkollës. Të rriturit që vëzhgojnë fëmijët e vegjël duke përdorur materialet e artit për qëllimet e tyre vetjake janë të habitur nga kompetencat e fëmijëve, për egocentrizmin  dhe të pavarësisë. Fëmijët  kuptojnë që në punën e tyre artistike tregojnë dukshëm kompetencat dhe aftësitë për të ndikuar jashtë botës së tyre, tek të tjerët.

Klima mjedisi për tu shprehur është e rëndësishme për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë ndjenjën e besimit dhe të autonomisë dhe rritjen e ndërgjegjsimit për individualitet. Të gjitha këto dhe më shumë janë të mësuara nga arti.

Procesi i artit krijues i lejon fëmijët që në mënyrë vizuale të kuptojnë ndjenjat personale aq mirë sa edhe idetë (Dewey 1958). Kështu arti bëhet një katharsis emocional.

Përdorimi i ngjyrave dhe permasat e vendosjes së  prezantimit,  shpesh pasqyrojnë emocione positive të cilat janë të vështira për tu shprehur me fjalë.

Ja përse është e rëndësishme për mësuesit të njohin vlerat e artit për fëmijët, analiza e problemeve emocionale mund të jetë referuese për një profesionist psikolog në qoftë se sjellje të tjera ndikojnë tek fëmijët të cilët kanë vështirësi. Nuk është e çuditshme për një mësuese të jetë e ndërgjegjshme për fëmijët që në mënyrë energjike copëtojnë baltën, argjilën, ose me gjithë forcën ngulin gozhda me çekiç në këtë mënyrë ata lehtësohen nga  tensioni ose agresiviteti.  Fëmijët që kanë frikë nga errësira duhet të ngjyrosin në ngjyrë kafe, të zezë, ose blu disa  figura vizatimi. Ngjyrat e ndritura ose simbolet e qeshura shprehin përvoja të lumtura. Arti si shprehje e ndjenjave është njohuria universale për artistët e të gjitha moshave

Zhvillimi i drejtimit artistik me shije, arrihet atëherë kur materialet janë përdorur në mënyrë krijuese. Bukuria e botës është e translatuar në punën e artit. Disa nga temat më të favorizuara të fëmijëve janë lulet, ylberi, rrobat me zbukurime, etj.

Arti i fëmijëve  shton nxit të mësuarin artistik, në qoftë se ata kanë opurtunitete të krijojnë gjëra funksionale të bukura për klasën  e tyre. Psh. Fëmijët mund të krijojnë letra muri dhe perde për mjedsin e përbashkët të ndejtjes, të krijojnë çentro zbukurimi, veshje për karriket për festa, dhe të rregullojnë tabelat për shfaqjen e punëve të tyre artistike. Ky proces krijimtarie mund të përfshjijë dhuntinë e të vlerësuarit të vetvetes, ndërton themelin për një vlerësim artistik i cili zbukuron pasuron jetën.

Puna e kujdesshme bëhet gjithashtu e vlerësueshme dhe e çmueshme. Fëmijët fillojnë të kuptojnë nevojën për mjete dhe sesi të kujdesen për to. Ata bëhën më shumë të ndjeshëm ndaj të të mësuarit dhe arrijnë të kuptojnë se  shumë projekte mund të realizohen më shumë sesa në një mënyrë.

Shumë mundësi për të mësuarin social  realizohen, kur fëmijët punojnë afër njëri-tjetrit me materialet e artit. Kontributet e fëmijëve të klasës janë të vëzhguara dhe të vlerësuara dhe fëmijët mësojnë të respektojnë nevojat dhe aftësitë e të tjerëve për t’u angazhuar së bashku në mendimin e pavarur dhe  veprimin e  përbashkët. Kështu për të kuptuar se çfarë ndodh me angazhimin e fëmijëve të vegjël duhet t’i udhëheqësh me shumë sukses pjesëmarrjen e tyre, si të rriturit në një shoqëri demokratike.

Për arsye se fëmijët e vegjël janë nga vetë natyra egocentric, ata tolerojnë me vështirësi, derisa të jetë e nevojshme.  Fëmijët  e  vegjël mund të mësojnë vetëdisplinën duke rritur bashkëpunimin, duke nxitur kënaqësinë, dhe të përshtaturin, kur është e nevojshme për interesat e nevojat e grupit. Aftësitë shkathtësitë për të zgjidhur konfliktet ndërpersonale zhvillohen gradualisht.   Arti krijues i cili zhvillohet në një atmosferë fleksible dhe të hapur vendos një qëndrim vlerësues për këto mësime psikosociale.

Tjetër gjë me rëndësi për aspektin social të të mësuarit, të cilat janë pjesë e fushës kurrikulare të lëndëve shoqërore, do të dalin në pah më poshtë gjatë këtij shkrimi. Eksperienca artistike, e cila u jep fëmijëve aq shumë kënaqësi mund të jetë gjithashtu efektive për të ndihmuar ata të mësojnë më shumë rreth vetëvetes, për njerëzit e tjerë, dhe të negociojnë,  bisedojnë për kushtet jetësore të grupit.

Si është i lidhur arti me fushat e tjera kurrikulare?

Veprimtaritë e artit kanë qenë tradicionalisht pjesë e rëndësishme programit të ciklit fillor, jo vetëm sepse është një kënaqësi për fëmijët dhe i nxit në  zhvillimin e tyre, por sepse ai parashikon në mënyrë natyrale integrimin e  të mësuarit me  fushat e tjera kurrikulare. Psh; Ne dimë që grup – temat në lëndët shoqërore mund të prezantohen, të sqarohen ose të përforcohen, nëpërmjet artit,  kështu gjuha të folurit, mund të nxiten të përmirësohen kur fëmijët janë të angazhuar në eksplorimin e artit. Disa fëmijë mund të shprehen verbalisht në mënyrë fluente rreth një tematike, por nuk mund të jenë gati ta paraqesin grafikisht atë.

 

Format e të  mësuarit nëpërmjet artit,  për fëmijët e vegjël mund të jenë dy lloje:

  1. TË MËSUARIT RASTËSOR si një product i fëmijëve nga përdorimi i materialeve, teknikave dhe proceseve
  2. TË MËSUARIT I DREJTUAR si angazhim i fëmijëve në veprimtaritë e artit i planifikuar dhe i udhëhequr nga mësuesi nga mësuesi

Të mësuarit rastësor ndodh psh., kur një fëmijë zbulon se argjili, balta, bëhën gjithnjë e më të tretshme kur i shtojmë më shumë ujë, dhe nuk e mban për shumë kohë formën e saj (shkencë); ose kur Blerta  gjeti që në një mbajtëse penelash vizatimi mund të mbash disa për ngjyra të ndryshme (matematikë).  Në   kontrast me të mësuarin e drejtuar, i cili kërkon që  mësuesi të nxisë fëmijët të vizatojnë bileta për përdorimin e trenit, të ndërtuar nga ata vetë me blloqe. (mat-shoq.).

Të mësuarit e drejtuar gjithashtu mund të zhvillohet kur mësuesi planifikon veprimtari të lidhura me një tematikë në të cilën fëmijët janë të interesuar.

Kur një fëmijë 4-vjeçar pasi ka diskutuar me njerëzit e familjes së tij, ngre zërin dhe thotë: “ Sot është ditëlindja e vëllait tim”.  Mësuesja inkurajon fëmijën dhe shokët e tij për të vizatuar tortën e datëlindjes me numrin e caktuar të qirinjve në të (mat-shoq.).

Shkenca

Fëmijët punojnë me materialet e artit duke bërë vëzhgime shkencore, duke ditur se uji i bën ngjyrat më të zbehta, si dhe shkumsat, plastelina bëhen më të buta duke qëndruar pranë të nxehtit. Davidi zbuloi se, duke lënë mollën prej argjili a  balte, në parvaz të dritares gjatë natës, ajo kishte marrë fortësinë e duhur, sepse nuk është më e qullët.

Eksperimentimi me materialet e artit mundëson në shumë zbulime të tjera rreth shkaqeve dhe pasojave. Fëmijët njohin që ngjyrat ndryshojnë kur ato përzihen dhe që sfungjeri i përdorur thith lëngjet, ujrat. Në kontrast, me materialet e tjera si plastikat  që janë të ndërtuara për të mos qenë absorbente a poroze. Fëmijët përdorin shumë materiale dhe vëzhgojnë ndryshimet ndërmjet likuideve dhe solideve dhe kuptojnë që substancat e tjera si pastelat (shkumsa dhjamorë)  dhe bojrat e vajit i rezistojnë ujit. Në ngjyrosjet mikse me pluhër, fëmijët mësojnë që disa materiale shkrihen në ujë. Veprimet me makineri të thjeshta kuptohen nëpërmjet përdorimit të mjeteve si gërshërët dhe çekiçi. Potenciali për zhvillimin e koncepteve shkencore qëndron në materialet e artit gjatë procesit – gati për tu zbuluar dhe zbatuar.

Matematika

Gjatë veprimtarisë së  artit, të mësuarit rastësor ka lidhje me matematikën. Kur materialet e përdorura për një proces të veçantë, fëmijëve u nevojitet të kujtojnë sasinë dhe radhën e përdorimit të tyre. Fëmijët shpesh dëgjojnë  shokun e tyre të klasës duke  spjeguar një proces krijimtarie “Së pari bëj një vizë,  më pas  shtoj ngjyrat, pastaj i ngjis …”.

Kur ka projkete arti të planifikuara, fëmjijëve iu nevojitet të llogarisin numrin e sendeve të nevojshëme, ndoshta dhe formave të cilave u kërkohen.

Fëmjët iu nevojitet të vendosin sa dhe si të vizatojnë e ngjyrosin: sa sy në fytyrë, gishta në duar, komça në xhaketë.

Ndryshesat dhe barazimet në numra e masë zakonisht i shqetësojnë fëmijët. Fëmijët gjithashtu mësojnë nga njëri-tjetri duke shkëmbyer shpërndarë e përzgjedhur materialet.

Fjalori

Një fjalor në rritje, i zgjeruar rreth materialeve të artit dhe proceseve është një partner natyral në veprimtaritë vetjake. Fëmijët punojnë me materialet e artit duke përdorur terma përshkruese gjatë dhe në përfundim të krijimit. Përdorimi  nga mësuesit i fjalëve të veçanta për krahasimin e përmasava, peshës, ngjyrës, formës, ndikon  në përshkrimin e punës së artit nga ana e fëmijëve. Njohuritë e mëparshme kombinohen me informacionin e ri si zhvillim gjuhësor gojor.

Fëmijët rriten dhe bashkë me ta zhvillohet arti, ata fillojnë të përdorin fjalë, si për shembull, i hollë, i trashë, i fortë, i butë, drejt, e përkulur, e errët, e ndritshme, e lëmuar e ashpër. Fjalori që tregon drejtim është gjithashtu i asimilueshëm në zonën e të kuptuarit të fëmijëve, kur ata punojnë me materiale artistike. Një fëmijë 5-vjeçar tregon sesa shumë ata kanë mësuar me qëndrimet si këto:”Unë kam shkruar emrin tim në krye”; “ Unë vendosa një karton poshtë argjilit” dhe “ Unë vizatova tym që del nga oxhaku”.

 

Komunikimi

Fëmijët të cilët kanë vështirësi në të komunikuar, për t’u shprehur  gojarisht, shpesh mund të tregojnë zhvillim konceptual nëpërmjet shprehjes vizive (Cohen, Gainer 1976).

Kujtimet, gjurmët e sekuencave të të vizatuarit nga fëmijët apatik   për një periudhë të gjatë kohe, kanë treguar rritjen e zhvillimit konceptual aq mirë sa edhe përmirësimin e organizimit të ideve.

 Të lexuarit

Kur prezantohet tabela e mësuesit për artin ose e mjeteve të punës artistike, fëmijët fillojnë të shoqërojnë simbolet e shkruara me gjuhën e folur, është një shprehi e nevojshme, më se e domosdoshme. Bookbinder 1975;

Në  qoftë se historitë e treguara rreth artit janë të shkruara pranë punës së tyre, fëmijët fillojnë të kuptojnë që mendimet mund të shprehen nëpërmjet fjalëve të shkruara aq mirë sa edhe gojarisht dhe përshkrimit fotografik. Shumë nga të mësuarit rastësor nga arti krijues janë të integruara në repertorin e të kuptuarit të fëmijëve, kështu që mësimnxënia mund të transferohet në situata të tjera.

Arti shërben edhe për stimulim për të mësuarin e rastësishëm, kur fëmijët eksplorojnë, zbulojnë me materiale të ndryshme. Megjithatë një mendim personal i derivuar nga eksperienca ndihmon fëmijët të integrojnë idetë e reja në strukturën e  brendëshme personale. Kur oportunitet prezantojnë veteveten, veprimtaritë e drejtuara nga mësuesi ose të sugjeruara rastësisht, mund gjthashtu të japin kënaqësinë e eksperiencës personale, e cila direkt nxit përfitimin e fëmijës lidhur me  raportin subjekt-njohuri.

No comments.

Leave a Reply