Msc Alma Pula: Duhani, Alkooli dhe Përdorimi i Drogave

Në këtë shkrim do të lexoni:

  1. Shpeshtësia e konsumimit të alkolit dhe duhanit ose drogave
  2. C’farë është adiksioni
  3. Kush është perspektiva e të mësuarit social
  4. Lenia e duhanit dhe e sjelljeve adiktive
  5. Teoria e motivimit
  6. Intervista motivuese
  7. Rikthimi ne sjellje.
  8. Çështjet etike dhe legale

Kush pi duhan?

Te dhënat nga e gjithë bota kanë treguar se në vëndet e zhvilluara 35% e burrave dhe 22% e grave pine duhan, ndërsa në vendet në zhvillim 59% e burrave dhe 9% e grave. Kina ka përqindjen më të madhe të burrave që pinë duhan rreth 300 milion. Kjo shifër është e barabartë  me të  gjithë  popullsine e amerikës.  Duhanpirësit klasifikohen si “ish-duhanpirë s”, “duhanpirë s”, dhe “nuk kanë pirë duhan kurrë ”.

Të  dhënat e pirjes së  duhanit janë  në  ulje dhe sugjerohet se

  • Pirja e duhanit në  përgjithë si po ulet, por ulja shihet me shumë  në  tek burrat se tek gratë .
  • Duhanpirësit shihet të  jenë  grupet e personave pa profesion.
  • Është  parë  një  ulje e madhe e numrit të  personave që  pinë  duhan pa filtër.
  • 2/3 e duhanpirësve duan që  ta lënë  atë .
  • Pjesa më  e madhe e personave që  pinë  duhan thonë  se është  shumë  e vështirë  që  të  kalojnë  një  ditë  pa pirë  duhan.

Kush pi pije alkolike?

Sipas një  sondazhi, burrat pinë  mesatarisht 8 kanoçe birre në  ditë, ndërsa grate 2 ½ kanoce birre në  ditë . Kur u pyetën rreth konsumit të  alkolit në  javën e fundit, 40% e burrave të, thanë  se kanë  pire 4 unite në  një  ditë  dhe 23% e burrave thanë  se kanë  pirë   8 unite ne ditë . 23% e grave thanë  se kanë  pirë  3 unite në  një  ditë  dhe 9%  e grave thanë  se kanë  pirë  më  thumë  se 6 unite në  ditë . 26% e burrave dhe 41% e grave nuk kishin pirë alkol.

Implikimet shendetsore që vine  nga pirja e alkolit dhe duhanit. A të  dëmton duhani shëndetin?

Doll dhe Hill (1954) raportuan se pirja e duhanit është  e lidhur me kancerin e mushkërive. Pas kësaj u pa se shkaktonte sëmundje të  koronareve të  zemrës dhe po ashtu kancer të  stomakut, fytit dhe zorrës se trashë . Në vendet e industrializuara pirja e duhanit është  shkaku kryesor I humbjes së  viteve të  shëndetshme të  jetës. Një duhanpirës mesatar vdes 8 vjet më  parë   dhe fillon të  ketë  probleme shëndetsore 12 vjet më  parë .  Është  parë  se në  të  gjithë  botën 4 milion e vdekjeve I  atribohet duhanpirjes. Kohët  e fundit është  vertetuar se pirja e duhanit rrit komplikacionet postoperatore.

Efektet positive

Ka disa efekte positive që  vine nga pirja e duhanit. Ështe raportuar se duhanpirësit  ruajnë  një  humor pozitiv nga pirja e duhanit, I cili I ndihmon të  përballojnë  situata të  vështira.

A eshte konsumimi I alkolit I dëmshëm për shëndetin

Efektet negative

Përdorimi I alkolit ka disa efekte negative në  shëndet. Përdorimi I alkolit rrit mundesine e sëmundjeve të  tilla si: cirroza e mëlçisë , cancerin (pankreasit dhe melcisë ), hipertensionin dhe deficit në  memorizim.  Përdorimi I alkolit rrit mundësinë  për aksidente automobilistike.

Efektet pozitive

Alkoli mund të  ketë  efekte positive mbi shendet. Friedman dhe Kimball gjetën se personat që  pinë  alkol  në  moderacion kanë  vdekshmëri dhe sëmundshmëri më  të  ulur se ata që  nuk pinë  fare dhe ata që  pinë  me shumicë . Mendohet se alkoli redukton sëmundjet koronare të  zemrës  sepse 1) redukton prodhimin e katekolaminave në  kohë  stresi, 2) mbron vazat e gjakut nga kolesteroli, 3) redukton tensionin e gjakut, 4)mund të  merret pa recetë , 5) është  strategji afatshkurtër përballimi.

Në përpjekje për të kuptuar pse njerëzit pijnë duhan dhe alkol kerkuesit e psikologjisë së shëndetit përqëndrohen në modelet sociale të koshiencës. Megjithatë ka literaturë rreth adictionit që aplikohet për personat që pinë duhan dhe alkol.

Ç’është adictioni

Ka shumë terma që përdoren me respect për sjellje të tilla si pirja e duhanit dhe alkolit që tregojnë perspektiva të ndryshme teorike që ilustrojnë këtë përcaktim:

  1. Një adikt – “dikush që nuk ka kontroll mbi sjelljen e tij”,” ka mungesë të përçuesve morale”, “përdor mënyra adaptimi të dëmtuara”, “ka një sjellje adiktive”.
  2. Adicion- “nevojë për marjen e nje mjekimi”, “përdorimi i substancave që janë psikologjikisht dhe fiziologjikisht adiktive”, “ të pasurit tolerancë dhe shenja të tërheqjes”.
  3. Varësia- “shenja fiziologjike dhe psikologjike të mungesës nga mungesa e produktit”.
  4. Drug- “një substancë adiktive”, “një substancë që krijon varësi”, “medicament në formë substance”.

Këto përcaktime të ndryshme tregojnë lidhjen e teorisë me praktikën.

Problemet e abuzimit me substancat janë të përhapura në mbarë botën. Problemet e abuzimit me substancat shoqërohen me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë.

Identifikimi dhe ndërhyrja e hershme mund të ndihmojë në uljen e problemeve të lidhura me abuzimin me substancat.

10 faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundje në të gjithë botën

1. Nënpesha

2. Marrëdhënie seksuale të pasigurta

3. Presioni i lartë i gjakut

4. Duhanpirja

5. Konsumimi i alkoolit

6. Uji i pasigurt, higjiena publike & personale

7. Mungesa e hekurit

8. Tymra shtëpiak nga lëndët djegëse të ngurta

9. Kolesteroli i lartë

10. Obeziteti

Injektimi i drogave (IDU) ka luajtur një rol të madh në shpërndarjen globale të infeksionit HIV. Në mbarë botën, 5% deri 10% e infeksioneve nga HIV rezultojnë nga IDU. Në Azi dhe Evropë, më shumë se 70% nga IDU.  IDU është mënyra më e shpeshtë e transmetimit

të virusit të hepatit C

Përdorimi i psikostimulantve (kokaina dhe metamfetamina) lidhet me sjellje seksuale të

rrezikshme, p.sh. marrëdhënie seksuale të pambrojtura, partnerë të shumëfishtë

Përdoruesit e psikostimulantëve janë rrezikohen nga sëmundjet seksualisht të  transmetueshme (SST) duke përfshirë infektimin nga HIV-i.

Problemet e lidhura me përdorimin e substancave:

Intoksikimi akut (efektet e menjëhershme nga përdorimi):

???? Fizike

???? Mbidoza

???? Ethe, të vjella

???? Efekte në sjellje

???? Aksidente dhe lëndim

???? Agresivitet dhe dhunë

???? Marrëdhënie seksuale të paparashikuara dhe praktika seksuale të pasigurta

???? Ulja e rendimentit në punë

Efektet e përdorimit të rregullt përfshijnë:

???? Problemet e veçanta të shëndetit fizik dhe mendor

???? Rrezik i rritur për sëmundjet infektive

???? Simptoma psikiatrike

???? Probleme me gjumin

???? Vështirësi financiare

???? Probleme ligjore, ndërpersonale dhe profesionale

???? Rrezik për varësi

???? Simptomat e tërheqjes kur reduktohet përdorimi apo ndalohet. Mbi të gjitha, injektimi rrit rrezikun e dëmtimit nga përdorimi e substancës:

???? Rrit rrezikun për sëmundje të transmetuara përmes gjakut (HIV, hepatit B & C)

???? Rrit rrezikun për mbidozë

???? Rrit rrezikun për infeksion dhe dëmtim të lëkurës (abscese) dhe venave si rezultat i

teknikave të këqija, shpimeve të përsëritura, dhe pajisjeve të ndotura të injektimit.

Në një studim me 241 kirurg në raste traumash, vetëm 29% raportuan ekzaminimin e pjesës më të madhe të pacientëve për probleme me alkoolin.  Në një studim shëndetësor me 7 371 pacientë të kujdesit shëndetësor parësor, vetëm 29% e tyre raportoi se ishin pyetur lidhur me përdorimin e alkoolit dhe drogave gjatë vitit të kaluar.

Ç’është ekzaminimi gjurmues (screening)?

????Një sërë procedurash dhe teknikash vlerësimi për të evidentuar problemet e  rrezikut

????Një vlerësim paraprak që tregon mundësinë që një problem i caktuar të jetë i pranishëm.

????Një ngjarje e vetme që të bën të ditur diagnozën dhe trajtimin

???? Siguron mundësi për edukimin, ndërhyrjen e hershme

???? I vë në dukje ofruesit të shërbimit rreziqet e ndërveprimit me barnat ose aspektet e tjera të trajtimit.

???? Siguron mundësinë për t’u futur më në brendësi të pacientit

???? Ka rezultuar u dobishëm në uljen e aktiviteteve të

rrezikshme për personat që nuk janë të varur nga droga

Pse të depistojmë në kujdesin shëndetësor parësor?

Ofruesit e kujdesit shëndetësor primar janë zakonisht pika parë e kontaktit me sistemin shëndetësor.  Studimi mbështet aplikimin e ekzaminimit gjurmues dhe të ndërhyrjes udhëzuese në kujdesin shëndetësor parësor. Pacientët presin nga punonjësit e kujdesit shëndetësor primar të mëposhtmet:

???? Këshillim për mënyrën e jetesës

???? Të pyeten lidhur me përdorimi e alkoolit dhe drogave të tjera

Kandidatët për ekzaminimin rutinë

???? Pacientët te të cilët zbatohen praktikat e përgjithshme

???? Grupet e veçanta (p.sh. shtatzënat, të pastrehët, të burgosurit)

???? Pacientët në agjencitë e shërbimeve sociale

???? Pacientët në klinikat e sëmundjeve infektive

????Fëmijët që marrin shërbimet përqasëse

???? Pacientët që bëjnë thyerje ligjore të lidhura me alkoolin ose drogën (p.sh. drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit)

(Burimi: Mansergh et al., 2006)

Çfarë janë drogat psikoaktive?

Drogat psikoaktive bashkëveprojnë me sistemin nervor qendror (CNS) duke prekur:

???? proceset mendore dhe sjelljen

???? perceptimin e realitetit

???? shkallën e vigjilencës, kohën e reagimit dhe perceptimin për botën

Pse fillojnë njerëzit të përdorin drogën?

Një pjesë e madhe, për të mos thënë shumica e përdorimit të drogës,motivohet (të paktën në fillim) ngakërkimi i kënaqësisë.Motivuesit kyç dhe faktorët kushtëzues

???? Harresa (lehtësim i stresit / dhimbjes)

???? Funksional (i qëllimshëm)

???? Zbavitja (kënaqësi)

???? Çrregullimet mendore

???? Disavantazhet sociale / arsimore

Përdorimi i drogës fillon gjithashtu nëpërmjet:

???? Përdorimit eksperimental

???? Presionit të moshatarëve

Pas një përdorimi të përsëritur të drogës,”vendimi” për të përdorur drogën nuk

është më i vullnetshëm, sepse DROGA TË NDRYSHON TRURIN!

Çfarë do të thotë varësi psikologjike ndaj drogës?

Varësia psikologjike ndaj drogës është një sëmundje komplekse që karakterizohet nga

një dëshirë, nga kërkimi për të gjetur dhe për të përdorur drogën në mënyrë të papërmbajtshme dhe shpesh të pakontrollueshme, e cila është shumë e fortë edhe kur ndodhesh para pasojave negative shumë të rënda për jetën.

Karakteristikat e varësisë nga droga

???? Sjellje e detyruar

???? Sjellja është nxitëse (ndjesi e këndshme ose e kënaqshme)

???? Humbje e kontrollit në rast kufizimi të dozës

 Dëshira psikologjike

Dëshira psikologjike është një dëshirë ose nevojë e fortë për të përdorur drogë. Këto

dëshira janë më të dukshme gjatë tërheqjes.

Toleranca

Toleranca është gjendja në të cilën një person nuk reagon më ndaj drogës si më parë dhe kërkohet një dozë më e madhe për të arritur të njëjtin efekt.

Tërheqja

Simptomat e mëposhtme mund të shfaqen kur përdorimi i drogës pakësohet ose ndërpritet:

???? Të dridhura, ethe

???? Ngërç

???? Probleme emocionale

???? Humbje e vëmendjes dhe e aftësisë njohëse

???? Halucinacione

???? Konvulsione

???? Vdekje

Kategoritë e trajtimit. Përbërësit e trajtimit kërkimor përfshijnë:

???? Detoksikimin

???? Trajtimin farmakologjik

???? Trajtimin rezidencial

???? Trajtimin ambulatory

Detoksikimi mjekësor

Detoksikimi është një proces në të cilin individët trajtohen për simptomat e

tërheqjes pas ndërprerjes së drogave që shkaktojnë varësi. Trajtimi për detoksikimin kryhet nën kujdesin e mjekut në një ambient spitalor ose ambulatory.

Trajtimi farmakologjik

Medikamentet për reduktimin e shkallës dhe rrezikut të simptomave të tërheqjes. Medikamente për të reduktuar rikthimin në përdorimin e drogave të jashtëligjshme.  Trajtim për mbajtjen e agonistëve për opiate (metadon, buprenorfinë)

Trajtim me antagonistë për opiatet (naloxone, naltrexone)

Trajtimi rezidencial

Programet e trajtimit rezidencial ofrojnë kujdes 24 orë në ditë në ambiente jo spitalore.

Modelet e kujdesit përfshijnë:

???? Komunitetin terapeutik (TC)

???? Programet rezidenciale ose të “rehabilitimit”

Modelet e trajtimit rezidencial

???? Komuniteti terapeutik (TC):

????Trajtim shumë i strukturuar (6-12 muaj)

????Përqendrohet në ri socializim

????Zhvillimi i përgjegjshmërisë personale

???? Programi rezidencial (“i rehabilitimit”)

????Zakonisht zgjat 30 ditë

????Kujdesi i mëtejshëm përfshin këshillimin dhe/ose mbështetjen e bashkëmoshatarëve

Trajtimi ambulator

Elementët e rekomanduar të trajtimit ambulatory përfshijnë si më poshtë:

???? Seancat javore për rreth 90-120 ditë

???? Përfshirjen e familjes

???? Qasjet e nxitjeve pozitive

???? Materialet konjitive-të sjelljes

???? Pjesëmarrje në takime në 12-hapa ose në grupe mbështetëse

???? Analizë urine dhe analizë të alkoolit

???? Mjekim sipas nevojës

Qëllimet e trajtimit të varësisë

Qëllimet e trajtimit të varësisë janë të ndihmojmë individin që të:

???? Ndalojë ose reduktojë përdorimin e drogës

????Zvogëlojë dëmin e lidhur me përdorimin e drogës

???? Arrijë funksionim produktiv në familje, në punë, dhe në shoqëri

Pse nevojitet trajtimi gjithëpërfshirës i varësisë?

Individët a varur zakonisht vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, profesionale, shëndetësore ose sociale, të cilat e bëjnë çrregullimin e tyre varës të vështirë për t’u trajtuar

Për shumicën e njerëzve, trajtimi është një proces afatgjatë që përfshin ndërhyrje dhe përpjekje të shumta për abstinence

Trajtimi i varësisë nga droga ofrohet në ambiente të specializuara dhe në klinika të shëndetit mendor nga një sërë profesionistësh si:

???? Mjekët e përgjithshëm

???? Psikiatrët

???? Psikologët

???? Punonjësit socialë

???? Infermieret

???? Menaxherët e rastit

???? Këshillues të certifikuar në fushën e abuzimit me drogën

???? Profesionistë të tjerë në fushën e abuzimit me Substancat

T’i përgatisim njerëzit për Ndryshim

Motivimi i klientëve: Përkufizimi Intervistimi motivues është një stil bashkëveprimi udhëheqës, i cili vë në qendër klientin dhe që synon t’i ndihmojë njerëzit që të eksplorojnë dhe të zgjidhin ambivalencën e tyre për përdorimin e substancave dhe të fillojnë të bëjnë ndryshime pozitive. Shumë njerëz që përdorin substanca të dëmshme nuk e kuptojnë plotësisht se ata kanë një problem ose se problemet e tjera që ata kanë në jetë lidhen me përdorimin e drogës dhe/ose alkoolit nga ana e tyre. Duket e habitshme… Që njerëzit thjesht nuk ndalojnë përdorimin e drogës, duke pasur parasysh se varësia nga droga krijon kaq shumë probleme për ta dhe për familjet e tyre. Megjithatë… Njerëzit që përdorin në mënyrë të dëmshme drogën ose alkoolin shpesh thonë se duan të ndalojnë përdorimin, por thjesht nuk dinë se si, nuk janë në gjendje, ose nuk janë plotësisht gati për të ndaluar.

Modelet e ndryshimit

Qasja tradicionale

???? Motivimi për ndryshim

???? Ndryshimi motivohet nga gjendja e pakëndshme.

???? Nëse mund t’i bëni njerëzit të ndihen mjaft keq, ata do të ndryshojnë.

???? Njerëzit duhet të “arrijnë fundin” për të qenë të gatshëm për ndryshim

Rrjedhimisht: Njerëzit nuk ndryshojnë nëse nuk kanë vuajtur mjaftueshëm Nëse ndëshkimi është shumë i madh, atëherë nuk do të ketë më përdorim. Dikush që vazhdon përdorimin është “në mohim.” Mënyra më e mirë për të “kaluar” mohimin është përballja direkte.

Një qasje tjetër: Motivimi

???? Njerëzit janë ambivalentë për sa i përket ndryshimit

???? Njerëzit vazhdojnë të përdorin drogë për shkak të ambivalencës së tyre

Ambivalenca: Të ndierit në dy mënyra rreth diçkaje.

???? Të gjitha ndryshimet përmbajnë një element të ambivalencës.

???? Zgjidhja e ambivalencës në drejtim të ndryshimit është elementi kyç i intervistimit motivues

???? Motivimi për ndryshim mund të ushqehet nga një atmosferë pranimi, fuqizimi dhe sigurie

Do të mendonit . . . se kur dikush pëson një atak kardiak, kjo do të mjaftojë që ai të

bindet që të lërë duhanin, të ndryshojë dietën e tij, të bëjë më shumë ushtrime fizike dhe të marrë mjekimin. Se gjendja e rëndë pas të pirit, marrëdhëniet e prishura, një aksident me

makinë, humbja e kujtesës – ose madje edhe shtatzënia – do të ishin të mjaftueshme

për ta bindur një grua që të lërë pijen. Se përjetimi i privimeve çnjerëzore të burgut do t’i bindte njerëzit që të mos kryenin shkelje. Dhe megjithatë… Përdorimi i dëmshëm i drogës dhe alkoolit vazhdon pavarësisht nga të dhënat tronditëse të shkatërrimit që sjellin ato.

Si ndryshojnë njerëzit?

Ndryshimi i natyrshëm

????Në shumë fusha problematike, ndryshimi pozitiv shpesh ndodh pa trajtim formal

???? Fazat dhe proceset nëpërmjet të cilave njerëzit ndryshojnë duket se janë të njëjtat me ose pa trajtim

???? Trajtimi mund të mendohet si lehtësues i një procesi të natyrshëm të ndryshimit.

Efekti i besimit / shpresës

???? Perceptimi i dikujt në lidhje me gjasat që ka ai për të arritur me sukses një ndryshim të

caktuar është një parashikues i mirë i mundësive që ky ndryshim të ndodhë vërtetë

???? Efekti i besimit (placebo) shpesh zë rreth 30% të rezultateve të trajtimit

???? Besimet e doktorit / këshilluesit / mësuesit mund të shndërrohen në profeci të realizueshme

Efekti i ndërhyrjes udhëzuese

????Ndërhyrjet udhëzuese mund të nxisin ndryshimin

???? 1 ose 2 seanca mund të japin ndryshim më të madh se sa mungesa e këshillimit

???? Një sasi e vogël këshillimi mund të çojë në ndryshime të ndjeshme

????Ndërhyrjet udhëzuese mund të japin rezultate të ngjashme me ato të trajtimeve më të gjata

Efekti i dozës

????Është e arsyeshme të supozojmë se sasia e ndryshimit lidhet me sasinë (dozën) e këshillimit / trajtimit që merret…por nuk ndodh gjithmonë kështu (!!)

????Është e mundur që përshtatja me trajtimin dhe rezultatet pozitive të jenë të lidhura me ndonjë faktor tjetër – të tillë si motivimi për ndryshim

Koncepti i motivimit

“Motivimi mund të përkufizohet si probabiliteti që një person të hyjë, të vazhdojë dhe të përshtatet me një strategji specifike të ndryshimit” (Këshilli i Studimeve Filozofike, 1981)

???? Motivimi është çelësi i ndryshimit

???? Motivimi është shumë dimensional

???? Motivimi është dinamik dhe i Luhatshëm

???? Motivimi ndikohet nga stili i mjekut

???? Motivimi mund të modifikohet

???? Detyra e mjekut është që të nxisë dhe të nxjerrë në pah motivimin

Strategji të përgjithshme motivuese

???? dhënia e KËSHILLAVE

???? heqja e PENGESAVE

????mundësimi i ZGJEDHJEVE

???? ulja e DËSHIRUESHMËRISË

???? praktikimi i NDJESHMËRISË

???? dhënia e FEEDBACK-ut

???? qartësimi i QËLLIMEVE

???? dhënia aktive e NDIHMËS

“Mungesa e motivimit” është një sfidë për aftësitë terapeutike të mjekut dhe jo një faj për të cilin duhen qortuar klientët tanë.

Koncepti i ambivalences;  Ambivalenca është normale, klientët zakonisht hyjnë në trajtim me motivime të luhatshme dhe konfliktuale, ata “duan të ndryshojnë dhe nuk duan të ndryshojnë”, “puna me ambivalencën është punë me thelbin e problemit”

 Fazat e ndryshimit

Kaloni pak kohë për të menduar për ndryshimin më të vështirë që ju është dashur të bëni në jetën tuaj. Sa kohë ju është dashur për të kaluar nga konsiderimi i ndryshimit në veprimin konkret. Njohja e nevojës për ndryshim dhe të kuptuarit e mënyrës për të ndryshuar nuk ndodhin menjëherë. Zakonisht kërkon kohë dhe durim. Njerëzit shpesh kalojnë në disa “faza” kur fillojnë të pranojnë se kanë një problem.

Faza e parë: Para konsiderimi

Njerëzit në këtë fazë:

???? Nuk janë të vetëdijshëm për problemet që lidhen me përdorimin e drogës nga ana e tyre

???? Nuk shqetësohen për përdorimin e drogës nga ana e tyre

???? Injorojnë besimet e të tjerëve se po bëjnë diçka të dëmshme

Faza e dytë: Konsiderimi

Njerëzit në këtë fazë po marrin në konsideratë faktin nëse duan të ndryshojnë apo jo:

???? Atyre u pëlqen përdorimi i drogës, por ndonjëherë shqetësohen për vështirësitë

në rritje që shkakton përdorimi.

???? Ata debatojnë vazhdimisht me veten nëse kanë një problem apo jo.

Faza e tretë: Vendimi/Përgatitja

Njerëzit në këtë fazë janë duke vendosur se si do të ndryshojnë

????Ata mund të jenë gati për të ndryshuar sjelljen e tyre

????Ata po përgatiten për të bërë ndryshimin. Mund të duhet shumë kohë për të kaluar në fazën tjetër (veprimi).

Faza e katërt: Veprimi

Njerëzit në këtë fazë:

???? Kanë filluar procesin e ndryshimit

???? Kanë nevojë për ndihmë për të identifikuar hapat realistë, situatat me rrezik të lartë

dhe strategjitë e reja përballuese

Faza e pestë: Mbajtja

Njerëzit në këtë fazë:

???? Kanë bërë një ndryshim dhe po punojnë për ta mbajtur këtë ndryshim

Rikthimi

Njerëzit në këtë fazë kanë rinisur sjelljen e identifikuar.

???? Njerëzit zakonisht bëjnë disa përpjekje për ta lënë përpara se të jenë të suksesshëm. Procesi i ndryshimit rrallëherë është i njëjtë në përpjekjet pasuese. Secila përpjekje përfshin informacion të ri të marrë nga përpjekjet paraardhëse. Dikush që i është rikthyer sjelljes NUK është i dështuar! Rikthimi është pjesë e procesit të ndryshimit. T’i ndihmojmë njerëzit që të ndryshojnë Dhënia ndihmë njerëzve për të ndryshuar përfshin  ndërgjegjësimin e tyre rreth nevojës së tyre për ndryshim dhe dhënien e ndihmës për të filluar kalimin nëpër fazat e ndryshimit.

???? Filloni “aty ku është klienti”

???? Qasjet pozitive janë më efektive sesa kundërshtimi – veçanërisht në ambiente ambulatore.

“Njerëzit binden më mirë nga arsyet që i kanë zbuluar vetë se sa nga ato që i vijnë në mendje të tjerëve”

Bl Intervistimi motivues (MI)

“MI është një metodë udhëzuese me në qendër klientin, për të nxjerrë në pah motivimin e brendshëm për ndryshim, duke eksploruar dhe duke zgjidhur ambivalencën” (Miller and

Rollnick, 2002)  “MI është një mënyrë për kuptuar klientin, jo thjesht një grup teknikash

për këshillim” (Miller and Rollnick, 1991)a

MI: Qëllimet strategjike

???? Zgjidhja e ambivalencës

???? Shmangia e nxitjes ose forcimit të rezistencës

???? Nxitja e “Bisedës për ndryshim” nga klienti

????Përmirësimi i motivimit dhe angazhimit për ndryshim

????Dhënia ndihmë klientit për të kaluar nëpër Fazat e Ndryshimit

iMI – Shpirti: Stili

???? Jo gjykues dhe bashkëpunues

???? i bazuar te marrëdhënia e klientit dhe mjeku

???? bindës në mënyrë të butë

????më shumë mbështetës se sa argumentues

???? dëgjon në vend që të flasë

???? komunikon respekt dhe pranim për klientin dhe ndjenjat e tij

???? Eksploron perceptimet e klientit pa i emërtuar ose korrigjuar ato

???? jo mësimdhënës, modelues, trajnues aftësish

???? rezistenca konsiderohet si një model i sjelljes ndërpersonale i ndikuar nga sjellja e mjekut

???? rezistenca trajtohet me reflektim

MI – Shpirti: Klienti

????Përgjegjësia për ndryshim i lihet klientit

???? Ndryshimi lind nga brenda dhe nuk imponohet nga jashtë

???? Theksi mbi zgjedhjen personale të klientit për të vendosur për sjelljen në të ardhmen

????Vëmendje në nxitjen e shqetësimeve të klientit

sMI – Shpirti: Mjeku

????Nënkupton një ndjenjë të forte qëllimi

????Kërkon të krijojë dhe të zgjerojë mospërputhjet e klientit në mënyrë që të vihet në dukje motivimi

???? Nxit strategjitë e mundshme për ndryshim nga klienti

???? Udhëheq sistematikisht klientin drejt motivimit për ndryshim

Vërejtje të rëndësishme

Stili i këshillimit të ofruar nga mjeku është një nga aspektet më të rëndësishme të intervistimit motivues:

???? Përdorni të dëgjuarin reflektiv dhe ndjeshmërinë

???? Shmangni kundërshtimet

???? Punoni si ekip kundër “problemit”

Parimet e intervistimit motivues

aIntervistimi motivues mbështetet në 4 parime bazë:

???? Shprehni ndjeshmëri

???? Zhvilloni mospërputhje

???? Veproni ngadalë me rezistencën

???? Mbështetni aftësitë personale

sParimi 1: Shprehni ndjeshmëri

???? Qëndrimi thelbësor është pranimi

???? Aftësitë e të dëgjuarit reflektiv janë thelbësore në mënyrë që klienti të ndihet i kuptuar dhe se dikush kujdeset për të

???? Ambivalenca e klientit është normale; mjeku duhet të tregojë mirëkuptim të perspektivës së klientit

???? Emërtimi është i panevojshëm

Parimi 2: Zhvilloni mospërputhje

???? Qartësoni synimet e rëndësishme për klientin

???? Eksploroni pasojat ose pasojat e mundshme të sjelljeve aktuale të klientit

???? Krijoni dhe zgjeroni në mendjen e klientit një mospërputhje midis sjelljes së tij aktuale dhe synimeve të tij

Parimi 3: Veproni ngadalë me rezistencën

???? Shmangni argumentet kundër rezistencës

???? Nëse ajo lind, ndaloni dhe gjeni një mënyrë tjetër për të vazhduar

???? Shmangni kundërshtimet

???? Ndryshoni perceptimet

???? Ftoni, por mos impononi, perspektiva të reja

???? Vlerësojeni klientin si një burim për të gjetur zgjidhje për problemet

Parimi 4: Mbështetni aftësitë personale

???? Besimi në aftësinë për të ndryshuar (aftësitë personale) është një motivues i rëndësishëm

???? Klienti është përgjegjës për të zgjedhur dhe për të kryer ndryshimin personal

???? Në gamën e qasjeve alternative që disponohen ka shpresë.

Çështje etike dhe ligjore

Udhëzime etike. Vlerat etike:

Silluni mirë! Bëni mirë! Dhe mbi të gjitha: Mos dëmtoni!

Udhëzimet etike janë;

???? Një grup standardesh profesionale

???? Një grup parimesh që udhëheqin sjelljen profesionale

???? Shpesh një çështje opinioni dhe konteksti kulturor

???? Jo gjithmonë çështje ligjore

Udhëzimet ligjore

???? Përcaktohen me ligj

???? Zbatohen nëse etika shkelet vazhdimisht

???? Shpesh imponohen nga ndëshkimet civile ose penale

Profesionistët në fushën e trajtimeve duhet të kenë një kopje të:

????Udhëzimeve etike përkatëse ose kodit të sjelljes për rajonin tuaj

????Ligjeve ose rregulloreve që ndikojnë në profesionin e tyre

Ruani gjatë gjithë kohës një marrëdhënie profesionale me klientin

????Shmangni marrëdhëniet e dyfishta me klientët

????Shmangni marrëdhëniet seksuale me klientët

????Shmangni marrëdhëniet personale me klientët

Konfidencialiteti

???? Të drejtat e klientit dhe kufijtë e konfidencialitetit duhet të shpjegohen që në

fillim të trajtimit

???? Marrëdhënia me çdo klient duhet të jetë private dhe konfidenciale

???? Informacionet rreth klientit nuk duhet të komunikohen jashtë ekipit së trajtimit

???? Informacionet duhet të jepen vetëm me lejen e klientit ose të kujdestarit. Konfidencialiteti duhet të ruhet gjatë gjithë kohës, përveç rasteve kur ruajtja e tij mund të dëmtojë klientin ose të tjerët. Profesionisti i trajtimit të varësisë duhet të;

???? Respektojë klientin

???? Ketë rol shembullor

???? Kontrollojë marrëdhënien terapeutike

???? Vërë theksin në përgjegjësinë personale të klientit për shërim

???? Ofrojë udhëzime dhe të nxisë vetë udhëzimet

???? Jetë i ndërgjegjshëm për problemet e tij ose të saj

No comments.

Leave a Reply