Disa mendime në lidhje me krizën financiare. Anjeza Dani, Sokol Hoxhaj Kursi 2

 Ekonomia në këndvështrimin e studentëve.

Disa mendime në lidhje me krizën financiare

 Abstrakt

Prej disa muajsh kriza ndërkombëtare ka filluar të shfaqë efektet e saj edhe në ekonominë shqiptare. Kryesisht kjo krizë i ka dhënë këto efekte në aspektin financiar dhe për këtë arsye qëllimi i temës është që të jap disa mendime në lidhje me krizën aktuale ekonomiko – financiare, arsyet e kësaj krize dhe mënyrën e manaxhimit të saj.

 

Hyrje

Krizat ekonomiko – financiare kanë qenë gjithmonë pjesë e pandarë dhe janë  të lidhura me zhvillimin ekonomik. Ajo mund të konsiderohet si humbje e besimit mbi monedhën e një vendi ose aktiveve të tjera financiare që shkaktojnë tërheqjen e fondeve nga investitorët. Shkaqet e krizes financiare globale jane ende te debatueshme pasi i atribuohen nje numri te madh faktoresh mikroekonomik dhe makroekonomike.

Materiali dhe metoda

Materialet e përdorura në këtë studim janë marrë nga burime primare dhe janë përdorur sipas teorisë ekonomike të mësuar në displinat Hyrje në Ekonomi, Mikroekonomi, etj. Materialet janë lexuar dhe më tej janë përzgjedhur. Pas kësaj materialet e zgjedhura janë lexuar me kujdes dhe prej tyre janë bërë kuotime, citime, perifrazime dhe përmbledhje. Mbi bazën e materialeve dhe pikëpamjeve personale të krijuara gjatë studimit të kësaj çështjeje, është shkruar diskutimi i çështjes dhe më tej janë nxjerrë konkluzione dhe rekomandime.

Diskutim

Krizat ekonomiko – financiare kanë qenë gjithmonë pjesë e pandarë dhe janë  të lidhura me zhvillimin ekonomik. Ajo mund të konsiderohet si humbje e besimit mbi monedhën e një vendi ose aktiveve të tjera financiare që shkaktojnë tërheqjen e  fondeve nga investitorët. Shkaqet e krizës financiare globale janë ende të debatueshme pasi i atribuohen një numri të madh faktoresh mikroekonomikë dhe makroekonomikë.

Llojet e krizave financiare

Ka disa lloje krizash ekonomiko – financiare.

  • Kriza Fiskale: Humbja e aftësisë së qeverisë për të ndikuar mbi borxhin e huaj dhe për të tërhequr investitoret e huaj (që është edhe rasti i Shqipërisë).
  • Kriza e kursit të këmbimit: Pakësimi i rezervës në valutë të huaj e Bankës Qendrore.
  • Kriza Bankare: Mungesa e likuiditeteve si rezultat i pakësimit të nivelit të depozitave e cila mund të përkeqësohet si rezultat i panikut bankar.

Shkaqet e krizes financiare globale janë ende të debatueshme pasi i atribuohen një numri të madh faktorësh mikroekonomikë dhe makroekonomikë disa prej të cilave janë:

  • Deficiti i lartë i llogarisë korrente
  • Papunësia e lartë
  • Zhvlerësimi i monedhës
  • Luhatjet e çmimit të lëndëve të para

 

Këta ishin disa nga faktorët që çuan  në rënien e vlerës së pasurive të paluajtëshme në treg, gjë e cila vuri në rrezik institucionet e ekspozuara ndaj huave me probleme. Sipas  FMN-së, në SHBA, në tetor të vitit 2008 niveli i humbjeve  nga kredite arriti në 1.4 trilionë dollarë ndërsa firmat financiare pësuan një humbje deri në 637 miliardë dollare. Në rastin e  SHBA  një nga arsyet e krizës ishin edhe novacionet e instrumentave financiare të cilat si tregu ashtu edhe rregullatorët nuk arritën ti kuptonin plotësisht.

Kreditë  e krijuara nga bankat iu shitën institucioneve të tjera financiare sipas parimit “krijo & shpërnda” dhe shërbyen si kolateral për emetimin e  letrave  me vlerë të mbështetura në këto aktive. Këto letra me  vlerë krijuan fitime të shpejta duke u klasifikuar edhe si letra me vlerë të një sigurie të lartë (të krahasueshme me bonot e thesarit). Si rezultat i tronditjes së tregut të pasurive të paluajtëshme, kriza ishte e paevitueshme edhe për shkak të dimensioneve globale të përhapjes së letrave me vlerë që mbështeteshin në tregjet subprime.

Në themel të krizës qendron mundësia për të blere letra me vlerë dhe pasuri të paluajtëshme pavarësisht aftësisë së ulët paguese. Epiqedra e krizës ishte  tregu i letrave me vlerë në Neë York ku tregu humbi humbi 45%. Kjo krizë është më e shtrirë në kohe dhe në hapësirë krahasuar me krizat e mëparshme për shkak të globalizimit. Tiparet i krizes aktuale jane: inflacioni, rritja e papunësisë, falimentime shoqërish financiare gjigande, etj, ndërsa në rastin e Shqipërisë tipari i papunësisë është një karakteristikë kryesore.

Mënyrat për të manaxhuar krizën dhe për ta shmangur atë

Zgjidhja e krizës është një sistem kapitalist më i rregullt, më transparent dhe me instrumenta mbikqyrjeje, një model ku tregjet të inkuadrohen më mirë dhe ndërhyrjet e shtetit të jenë më të rregulluara. Në rastin e Shqipërisë si një nga ekonomitë e vendeve në zhvillim ndjeshmëria ndaj krizave financiare është më e madhe sepse edhe pse ka filluar liberalizimi i mjedisit financiar dhe pamjaftueshmëria e strukturave rregullatore për të përballuar risqet që burojnë nga liberalizimi, sepse kriza ekonomiko – financiare ka pasoja të rrezikshme për ekonominë kombëtare, aq më shumë kur rrisku i krizave rritet kur norma e rritjes së PBB-së bie, kur ka mangësi në procesin e kreditimit të ekonomisë, kur inflacioni dhe papunësia janë të luhatshme dhe luhaten gjithashtu edhe normat e brendshme të interesit dhe flukset kapitale.

 

Ekonomia shqiptare ka sektor financiar të pa zhvilluar me një dominancë kryesisht të sektorit bankar tregtar jo investues, tipare të cilat kufizojnë impaktin e krizës financiare botërore, sepse faza në të cilën ndodhet sistemi ynë bankar nuk e bën të varur nga financimet e tregut ndërkombëtar, por kohët e fundit Banka e Shqipërisë ka shprehur shqetësim në lidhje me nivelin e ulët të kreditimit të sektorit privat, por nga ana tjetër niveli i kredive të këqija është në rritje. Për Janarin 2013 ky nivl u rrit në 23%.

Ka një rënie të investimeve të huaja direkte dhe rënie edhe të remitancave dhe probleme po shfaqen edhe në sektorin e ndërtimeve e të tregut të pasurive të paluajtëshme, shoqëruar edhe me një rritje të çmimit të energjisë së të tëra llojeve.

Njohja me sa më shumë detaje e krizës ekonomiko – financiare dhe krijimi e forcimi i besueshmërisë në aftësitë e Bankës së Shqipërisë dhe të institucioneve të tjera financiare, duke ruajtur balancën e treguesve ekonomikë, rialokimi i financimave për shtresat në nevoje, mbikqyrja e bankave të huaja që kanë degë në Shqipëri, fokusi i këtyre bankave te klienti, etj janë piketat për një manaxhim edhe më të mirë të gjendjes së krijuar.

Për ekonominë në përgjithësi duhet bërë një punë e madhe për rritjen e eksporteve për të përmirësuar bilancin tregtar që është në shifra tepër jo të përshtatshme, paralelisht me punën për shtimin e investimeve të huaja dhe për të patur shumë kujdes për inflacionin e importuar që mund të ndikojë edhe në rritjen e mëtejshme të papunësisë. Sistemi financiar duhet të ketë një furnizim sa të të përshtatshëm me para, duke koordinuar politikt fiskale me ato monetare dhe duke mos rritur shumë borxhin e brendshëm dhe të jashtëm, etj.

Konkluzione dhe Rekomandime

  • Krizat ekonomiko – financiare kanë qenë gjithmonë pjesë e pandarë dhe janë  të lidhura me zhvillimin ekonomik, por marrja e masave për manaxhimin dhe shmangien e tyre mbetet detyrë madhore e qeverive dhe e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe të çdo vendi.

 

  • Në rastin e Shqipërisë vitet e fundit ka një rënie të investimeve të huaja direkte dhe rënie edhe të remitancave, gjithashtu, probleme po shfaqen edhe në sektorin e ndërtimeve dhe të tregut të pasurive të paluajtëshme, shoqëruar edhe me një rritje të çmimit të energjisë së të tëra llojeve.

 

  • Njohja me sa më shumë detaje e krizës ekonomiko – financiare dhe krijimi e forcimi i besueshmërisë në aftësitë e Bankës së Shqipërisë dhe të institucioneve të tjera financiare, duke ruajtur balancen e treguesve ekonomikë, rialokimi i financimeve për shtresat ne nevoje, mbikqyrja e bankave të huaja që kanë degë në Shqipëri, fokusi i këtyre bankave te klienti, etj janë piketat për një manaxhim edhe më të mirë të gjendjes së krijuar.

 

  • Për ekonominë në përgjithësi duhet bërë një punë e madhe për rritjen e eksporteve për të përmirësuar bilancin tregtar që është në shifra tepër jo të përshtatshme, paralelisht me punën për shtimin e investimeve të huaja dhe për të patur shumë kujdes për inflacionin e importuar që mund të ndikojë edhe në rritjen e mëtejshme të papunësisë. Sistemi financiasr duhet të ketë një furnizim sa të të përshtatshëm me para, duke koordinuar politikt fiskale me ato monetare dhe duke mos rritur shumë borxhin e brendshëm dhe të jashtëm, etj.

 

Literaturë

www.bankofalbania.org

deklarata për shtyp e kreut të FMN në Shqipëri

raporte e publikime të Bankës Botërore, zyra e Shqipërisë

www.open.data.al

No comments.

Leave a Reply