KOMUNIKIMI JOVERBAL DHE JOHUMAN Nga Arbër Zeqaj

 1. Hyrje

Çdo gjallesë që jeton në planetin tokë lind gjallesa të tjera, ushqehet, rritet, zotëron aftësitë e saj për mbijetesë dhe në fund vdes. Por kjo gjallesë jeton midis disa gjallesave të tjera pavarësisht llojit të tyre. Sjellja e jetës në kolektiv bën që të ketë komunikim jetësor midis tyre. Në çdo moment këto gjallesa shfaqin aftësitë e tyre për të komunikuar dhe janë në komunikim jetësor mes njëri-tjeterit. Këtu përfshihen edhe qëniet humane, “njerëzit” pavarësisht racës së prejardhjes, origjinës, gjuhës, etj. Këto specie njerëzore shfaqin dhe janë në komunikim të ndërgjegjshëm midis tyre. Komunikimi ndërpritet ose nuk ndodh për arsye të paaftësisë për komunikim ose humbjes së ndërgjegjes jetësore përfshi edhe vdekjen fizike.

2. Abstrakt

Ky punim që kam realizuar paraqet një model teorik të komunikimit joverbal. Gjatë orëve mësimore që kemi zhvilluar me pedagogun e psikologjisë Dr. Edvaldo Begotaraj, kemi diskutuar për nje sërë modelesh komunikimi prej formave nga më të ndryshmet. Ky model studimi bazohet në bisedat dhe komunikimet auditive të mësiperme duke marrë pjesë gjithashtu edhe në vëzhgimin e nje klipi kompjuterik te paraqitur dhe të vëzhguar kolektivisht me grupin e psikologjisë ku përfshihej nje insert filmik nga një dokumentar i huaj dhe ku shfaqeshin rregjistrime të xhiruara në komunitete të ndryshme në botë duke dhënë shembuj të mirëfilltë komunikimi përfshirë edhe atë joverbal.

Mendoj se njohja e shkencave komunikative është një rast i nevojshëm për fushën e psikologjisë përfshirë edhe fusha të tjera të jo-psikologjisë por që zhvillojnë subjekte dhe tematika të përbashketa me fushën përkatëse. Komunikimi joverbal paraqet më shumë një formë komunikimi në aspektin natyror me baza konjiktive joverbale midis palëve komunikuese.

3. Parimi kryesor i modelit

Në cdo moment jetësor qëniet e gjalla shfaqin aftësitë e tyre për komunikim në lidhje me objektivin kryesor (pika referuese qe kanë për qëllim mesazhin) dhe anasjelltas, gjithashtu edhe me tërësinë e kontekstit ku zhvillohet shkëmbimi i informacionit në të gjitha format dhe metodat e mundshme përfshirë edhe atë joverbal.

 

Komunikim joverbal quhet çdo veprimtari dhe ndërthurje mesazhesh komunikimi ku në elementët kryesorë midis interlokutorëve përfshihen të gjitha gjestet mekanike të gjuhës së trupit si dhe artikulimet zanore duke përjashtuar replikimin metalingusitik ku mungon gjuha e mirëfilltë. Pra mund të quhet një komunikim ku nuk ka fjalë të shqiptuara përveç çdo lloj gjëje ose shenje që mund të shkëmbehet midis bashkëbiseduesve dhe kontekstit rrethues.

4. Komunikimi joverbal si element natyror dhe biologjik

Ashtu si midis qënieve humane, edhe midis kafshëve dhe qënieve johumane ka komunikim joverbal. Çdo gjë që ndodh në natyrë është pjesë e komunikimit joverbal të mirëfilltë ku mungon kodi metalingusitik. Këtu luan rol çdo transmetim fizik i mesazhit te kodifikuar ne hapësira të ndryshme zanore të diapazonit elektromagnetik. Gjithashtu mesazhet e kodifikuara mund të paraqiten edhe nëpërmjet reagentëve kimikë që lëshohen nga gjallesa të cilat në kontakt me individin (specien) dhe mjedisin organic, japin një mesazh të nevojshëm jetësor.

Nuk mund të lëmë pa përmendur shembujt e mëposhtëm:

4.1 Elefantët komunikojne midis tyre në një distancë shumë të largët që përfshin disa qindra metra, distancë kjo e pamjaftueshme për komunikim njerëzor të drejtpërdrejtë dhe ballafaques. Arsyeja e vetme është se këto specie ose kafshë me instikte jo të përafërta humane pavarësisht se janë johumane realizojnë transmetimin e mesazhit nëpërmjet disa lëkundjeve zanore me gjatësi valore të madhe por që ka frekuencë lëkundëse më të vogël se 25 Hz (herz), që quhen infratinguj, dhe që detyrimisht nuk kapen në formë të lirë nga veshi i njeriut.

 

4.2 Delfinët, të cilët janë kafshë të mjedisit ujor, të detit, klasifikohen në grupin e peshqve. Këto specie nënujore shkëmbejnë forma joverbale zanore të ngjashme me fishkëllimat dhe kuisjet por me diapazon shumë të vogël valor dhe me frekuencë relativisht të lartë për veshin e njeriut të cilat janë gjithashtu të kodifikuara midis llojit.

4.3 Janë komunikime, pasthirrma zanore që shkëmbehen midis kafshëve dhe zaptuesve të pyllit, midis gjitarëve të ndryshëm që shprehin dëshira instiktive dhe jetësore si nevoja për ushqim, për çiftëzim, për mbijetesë etj,,.

4.4 Furrtaret e tokës të cilat sinjalizojnë dhe njoftojnë insektet e tjera kur ato sapo kanë gjetur mjedisin ushqimor duke e “ndotur” mjedisin organik me një lëndë te vecantë kimike e cila kapet nga fqinjët, duke bërë të ditur praninë e ushqimit. Ky “mesazh” kimik gjithashtu është i kodifikuar midis llojit dhe jo nga gjallesat e tjera.

4.5 Komunikimi qelizor është gjithashtu pjesë komunikuese e botës së gjallë por që nuk mund të shihet me sy të lirë. Ky komunikim ekziston në forma dhe shumëllojshmëri nga më të ndryshmet, të përfshira në të gjitha qelizat dhe njësitë kryesore të mikrobotës. Ashtu si çdo qënie e gjallë edhe individët dhe speciet që janë agjentë mikrobiologjikë realizojnë komunikim në forma nga më të ndryshmet midis llojit dhe jashtë tyre. Këtë fushë e studion më shumë biologjia dhe shkencat përkatëse të saj.

 

5. Etniciteti dhe prejardhja (gjuha e trupit si pjesë e subjektit)

Diferencimi kulturor bën që midis njerëzve të ketë forma komunikimi të ndryshme. Kjo është karakteristikë e racave etnike dhe individëve që kanë një prejardhje të caktuar kulturore dhe etnike. Si pjesë e komunikimit verbal, ku diferencohet ndryshimi metalinguistik, ashtu edhe atij joverbal, ku gjuha e trupit dhe e gjesteve është e ndryshme nga njëri-tjetri, duke u bërë kjo shkak jo rrallë herë i mosmarrëveshjeve rastësore midis palëve që marrin pjesë në komunikim të drejtpërdrejtë. Kjo e fundit duke u bërë pjesë e një diferencimi racial, është njëkohësisht veçori e një mekanizmi vetmbrojtës si pasojë e keqkuptimit, mosmarrëveshjes ose konfliktit paraprak midis njerëzve me diferencë ose varësi kulture.

 

Sitografia:

1. sorb-evol.tumblr.com/image01

2. gesture.com/body_language.jpg

3. balivillaholidays.com/img09.jpg

4. simplysandras.blogspot.com/emotions

No comments.

Leave a Reply