KUPTIMI I SJELLJES NË ADOLESHENCËN E PARË Ana Saja

Ana Saja

Objektivat:

1. Pre-adoleshenca dhe adoleshenca

2. Sjellja me veten, në raportin ndërpersonal me familjen dhe me rrethin shoqëror

3. Ndryshimet fizike dhe konjitive

7.1. Preadoleshenca dhe adoleshenca

Adoleshenca është mosha më e prirur për të krijuar idetë e gabimeve, fajeve dhe deformimeve të së tashmes. Është niveli i prirur për të krijuar idenë e ndryshimit të vetes dhe të procesit. Asnjë shoqëri nuk mund të realizojë instiktivisht përcjelljet dhe kapërcimet qoftë këto dhe të papritura. Adoleshenca fillon në kohën e pubertetit. Për meshkujt puberteti arrihet në moshën 13 vjeç, për femrat rreth moshës 11 vjeç. Adoleshenca është në kuptimin e vërtetë të fjalës një tranzicion prej varësisë te pavarësia dhe përfundon kur individi arrin statusin e të rriturit. Gjatë kësaj moshe ndodhin tranformimet kryesore në organizmin dhe gjendjen e brëndshme të fëmijes. Këto trasformime mund t’i përmbledhim në biologjike dhe shpirtërore? Kjo moshë shoqërohet me ndryshime të lehta shpirtërore. Tashmë individi fillon t’i besojë më shumë vetvetes dhe kërkon që fjala e tij të mos neglizhohet si nga familjarët e tij ashtu dhe nga rrethi shoqëror. Një tjetër nuancë (karakteristikë) e kësaj moshe është tendenca e fëmijës  për t’u mbyllur në vetvete. Në këtë periudhë adoleshenti mundohet që problemet që has t’i gjejë vetë zgjidhje. Për të e vetmja gjë që mund të jetë e drejtë, është mendimi dhe zgjidhja që ai ofron.

Brenda tij fillon të mos ekzistojë me rehatia e brendshme siç ndodhte më parë kur për çdo problem vinte zgjidhja nga më të rriturit. Me problemet që përballet ai fillon të ketë ndryshime, edhe në oreks, edhe në orarin e gjumit. Megjithatë të gjithë adoleshentët përjetojnë probleme, biles disa prej tyre vuajnë nga një stres ekstrem dhe kanë probleme të rënda.

 

7.2. Sjellja me veten, në raportin ndërpersonal me familjen dhe me rrethin shoqëror

Adoleshenti sjell tronditjen e lidhjes prind-fëmijë. Adoleshenca thekson moshën e kerkesës për pavarësi të fëmijës. Këtu fillon dhe problemi i nënvlerësimit të vlerës së prindërve.

Mosmarrëveshjet me problemin, trajtimin e tij sikur të mos ketë ndodhur, fshehja per hir të frikës, shkaktojnë probleme sociale të braktisjes së fshehtë.

Në këtë mënyrë adoleshenti bëhet i ftohtë, indiferent dhe agresiv kur i kujton detyrat dhe angazhimet e tjera që nuk kanë të bëjnë me dëshirën e tij. Në të shumtën e rasteve fillojnë të vihen re seriozisht ndjenjat përkundrejt sekseve të ndryshme? Fëmija tashmë fillon, ose më saktë kërkon që mendimi i tij të dëgjohet dhe të merret parasysh. Ai kërkon që të afirmohet sa më mirë në çdo problem që mund të ndodhë në familje apo në mjëdisin që e rrethon.

Ndjenja e të rriturit, kërkesa per t’u dukur i tillë dhe dëshira për të përdorur inteligjencën. Në të shumtën e rasteve prindërit nuk e marrin kurrsesi parasysh mendimin e fëmijës së tyre për ato që ndodhin brenda familjes. Kjo i shtyn akoma më shumë fëmijët që të mundohen për t’u dukur më të rritur dhe të bindin prindërit e tyre që janë në gjendje të përballen me jetën. Ata përpiqen në çdo mënyrë që t’i tregojnë të rriturve se fjala e tyre është  e drejtë dhe se ata janë rritur.

 

7.3. Ndryshimet fizike dhe konjitive

7.3.1. Ndryshimet fizike gjatë kësaj moshe shfaqen në peshë dhe gjatësi.Vajzat rriten 9 cm në vit në gjatësi ndërsa djemtë 10 cm në vit. Vajzat peshojnë më shumë se djemtë në pubertet (nuk është nevoja) dhe mbeten ashtu gjer në moshën 14 vjeç. Pas kësaj moshe, djemtë peshojnë më shumë.

- Asikronomia e zhvillimit: në fillim rriten duart dhe këmbët, më pas krahët dhe gjymtyrët e këmbëve dhe, më vonë, shpatullat dhe gjoksi.

- Trupi nuk pëson shumë ndryshime (hapësira në të gjitha rreshtat).

- Ndryshon forma e kokës dhe fytyrës.

- Ndryshim në shpërndarjen e qelizave muskulore dhe dhjamore.

- Rritet aktiviteti i gjëndrave yndyrore të lëkurës.

- Forca (më parë nuk vihet re ndonjë dallim mes djemve dhe vajzave).

- Ndryshime në ritmin bazal të metabolizmit.

- Kapaciteti vital (që shpesh përdoret si një tregues i rritjes së mushkërive)

- Rritet stomaku dhe kapaciteti i tij.

7.3.2. Ndryshimet kognitive

Sipas Piazhesë stadi i operacioneve formale fillon në moshën 11-12 vjeç.

Piazhe përcakton katër aspekte të të menduarit formal:

  • Të menduarit abstrakt (aftësia për të shkuar përtej asaj që është reale, në atë që është e mundshme). Aftësia për të përdorur simbole që përfaqësojnë para adoleshentit hapësirat e pafundme të botës abstrakte. Tashmë ai është në gjendje që të arratiset prej momentit prezent konkret dhe të mendojë rreth asaj që është abstrakte dhe e mundshme. Kjo e bën atë të aftë të dallojë realitetin prezent nga ajo që është e mundshme dhe të mendojë për atë që mund të jetë. Ai arrin të kuptojë jo vetëm atë që është, por edhe atë që mund të jetë, atë që mund të ndodhë dhe që mund të jetë në kundërshtim me atë që është.

Kjo shoqërohet me shumë pasoja:

(Hapësirat) – Adoleshenti bëhet shumë imagjinativ, shumë origjinal në mendimet e tij.

- Aktivizimi i theksuar dhe në mënyrë idealiste në fusha të ndryshme të jetës.

- Fleksibilitet i të menduarit.

  1. Të menduarit logjik (aftësia për të përdorur strategji sistematike që të lejojnë marrjen parasysh të të gjitha fakteve dhe ideve të rëndësishme dhe formimin e konkluzioneve korrekte). Adoleshentët demonstruan tre karakteristika ne zgjidhjen e strategjisë së tyre për zgjidhjen e problemit:

- Së pari, planifikuan investigimin e shkaqeve në mënyrë sistematike. Filluan që të testojnë të gjitha shkaqet e mundshme që ndikojnë në lëkundjet e perblumit: pesha e rëndë apo e lehtë, etj.

- Së dyti, regjistrojnë me kujdes të gjitha rezultatet pa asnjë paragjykim.

- Së treti, janë në gjendje që të nxjerrin perfundime logjike.

 

  1. Të menduarit hipotetik (formulimi i hipotezave dhe ekzaminimi i fakteve për to, duke marrë parasysh faktorë të ndryshëm). Adoleshenti është një formulues dhe testues hipotezash. Shpesh, adoleshentit i mjafton një pyetje ose një test i vetëm për të eleminuar një varg të tërë hipotezash të tjera, që nuk kanë lidhje me zgjidhjen e problemit.

 

  1. Introspeksioni (të menduarit për mendimet). Adoleshenti është në gjendje që të mendojë për mendimet dhe ndjenjat e tij. Kjo quhet prej Piazhesë introspeksion. Kjo aftësi rrit kontrollin në rrjedhën e të menduarit.

 Bibliografia:

William James (by), “Psychology”, New York: Henry Holt & Co., 1900;

Aïn. Joyce (sous la direct. de), Adolescences: “Miror des ages de la vie“, Ramonville Saint Agne: Erès, 1995;

Françoise Dolto, Irena Rambi (përkth.), “Etapat kryesore të fëmijërisë”, Tiranë: Toena, 2001;

Fatbardha Gjini, Aleksandra Piluri (red.), “Bota sociale e fëmijës”, Elbasan: Sejko, 2001;

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, “Development problems of childhood and adolescence in transitional societies: the 2-nd international scientific conference: Durrës, 2-3 december 2001: proceedings”, Tiranë: Albdesign, 2011;

Elisabeth Fenwick, Tony Smith, Kristina Jorgaqi (përkth.), Rezarta Reso (red.), “Adoleshentët dhe seksualiteti : udhërrëfyes për adoleshentët dhe prindërit e tyre”, Tiranë: Ombra GVG, 2005;

Ferit Shehu, “Probleme të adoleshentëve”, Tiranë: Eurorilindja, 1998;

Françoise Dolto, Çlirim Mukli (përkth.), Xhevahir Lleshi (red.), “Adoleshenca: pervoje dhe pergjigje per nje dialog te ri me te rinjte midis 10 dhe 16 vjeç”, Tiranë: Uegen, 2003”;

Fatmira Myteberi (red.); Adoleshentët: të konfliktuar apo…?!”, Pogradec: DIJA Poradeci, 1998;

V.2: “Adoleshenca dhe rinia”, Tiranë: Dajti 2000, 2011;

Celia Lashlie, Manushaqe Bako (shqip.), Vladimir Bako (red.), “Ai do të bëhet i mbarë : si t’i rrisim djemtë adoleshentë që të bëhen burra të mirë”, Tiranë: Dritan, 2011.

 

 

 

No comments.

Leave a Reply