Problematika e inflacionit në Shqipëri për periudhën 1993-2012, Brikena Qejvani KURSI 2 , Financë dhe shkenca juridike

Abstrakt

Inflacioni është një nga konceptet themelore të ekonomisë. Mbajtja e tij nën kontroll është një nga parakushtet kryesore për mbarëvajtjen e ekonomisë në përgjithësi dhe të bizneseve në veçanti. Qëllimi im për realizimin e kësaj teme ka qenë që të  jap disa mendime se si ka ndryshuar inflacioni në Shqipëri përgjatë viteve 1993-2012 dhe më tej disa mendime në lidhje me manaxhimin e tij për të patur rritje ekonmomike e zhvillim të qendrueshëm.

 

Hyrje

Inflacioni është një tregues i ndryshimi të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në një ekonomi.
Inflacioni matet si ndryshimi i Indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK), i cili mat ndryshimin e çmimit të një shporte artikujsh që përfaqson ato mallra të cilat  konsumohen zakonisht nga një     familje. Papunësia është një nga shkaqet kryesore të inflacionit. Inflacioni dhe papunësia shërbejnë si tregues  vlerësimit  përgjithshëm të gjëndjes së një sistemi ekonomik ,një papunësi e larte nënkupton rënie  GNP aktual nën GNP potencial. Sa  i lartë niveli i papunësisë, aq  i madh do  jëtë hendeku ndërmjet GNP aktual dhe GNP potencial. Humbjet ekonomike  shkaktuara nga papunësia dhe inflacioni vlerësohen  më  mëdha se humbjet e shkaktuara  nga ineficienca e ndërmarjeve.

 

Materiali dhe Metoda

Rruga që unë kam ndjekur për realizimin e këtij studimit ka qenë grumbullimi dhe përpunimi i informacioneve. Në  bazë të njohurive që kam marrë nga leksionet në lëndën  e Hyrjes në Ekonomi, arrita që të përpunojë dhe te sjellë ne formën e duhur të dhënat  që grumbullova nga faqet e ndryshme në internet. Informacionet i  kam marrë nga burime primare si

Nga studimi që kam bërë kam gjetur se inflacioni ka pasur shifrat më të larta në vitin 1997, rreth 42.1% dhe shifrat më të ulëta në vitin 2002, rreth 1.7%,ndersa ne vitet e tjera ky tregues ka patur luhatje.

 

Rezultatet

Përveç klimës politike që ka ndikim në parametrat makroekonomikë, fokusi i punës duhet të përqëndrohet në manaxhimin e parametrave makroekonomikë dhe në përmirësimin e klimës së biznesit nëpërmjet politikave fiskale dhe monetare që duhet të jenë në harmoni midis tyre, kryesisht në lidhje me inflacionin si një nga treguesit më të rëndësishëm makroekonomikë.

 

Diskutim

Inflacioni dhe çmimet ne treg

Inflacioni është një tregues i ndryshimi të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në një ekonomi.
Inflacioni matet si ndryshimi i Indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK), i cili mat ndryshimin e çmimit të një shporte artikujsh që përfaqson ato mallra të cilat  konsumohen zakonisht nga një     familje.

Inflacioni dhe papunesia

Papunësia është një nga shkaqet kryesore të inflacionit.Inflacioni dhe papunësia shërbejnë si tregues  vlerësimit  përgjithshëm të gjëndjes së një sistemi ekonomik ,një papunësi e larte nënkupton rënie  GNP aktual nën GNP potencial. Sa  i lartë niveli i papunësisë, aq  i madh do  jëtë hendeku ndërmjet GNP aktual dhe GNP potencial. Humbjet ekonomike  shkaktuara nga papunësia vlerësohen  më  mëdha se humbjet e shkaktuara  nga ineficienca e ndërmarjeve.  forcën punëtore përfshihen  punësuarit  dhe personat   kërkim   një punësimi. Fluksi i levizjes ndërmjet këtyre kategorive mund  shprehet  me  skemën e mëposhtme, ku:

1? tregon fluksin e personave qe ndryshojne vendin e punes
2? tregon fluksin e personave qe humbasin vendin e punes
3? tregon fluksin e personave nga rradhet e te papuneve qe gjejne nje vend pune
4 ? tregon daljen nga i papune ne jashte forces punetore (si i papune qe i nuk kerkon me pune)
5? tregon hyrje ose rifutjen ne forcen punetore, por fillimisht si i papune
6? tregon hyrje ose rifutje ne forcen punetore, por tashme si i zene ne pune
7 ? tregon humbjen e punes dhe daljen jashte forces punetore (p.sh. pensionistet apo personat qe rikthehen ne shkolle).

Inflacioni i ka arritur kulmet e veta ne periudhen 1996-1997

Deflacion (inflacion negativ ) ka pasur vetem ne vitin 1999

Inflacioni dhe paga mesatare

Gjatë gjithë periudhës 1995-2009 vërehet një rritje e pagës mesatare mujore për punonjësit në sektorin shtetëror. Kriza ekonomike që vitit 1997 uli pagën reale duke shënuar një rënie rreth 17%  në krahasim me vitin 1996. Në vitin 1999 çmimet e konsumit nuk ndryshuan fare dhe paga reale në fund të vitit u rrit  rreth 10 % . Një situate  e ngjashme vihet re edhe për vitin 2000 ku paga reale pësoi një rritje prej 17.7%.Viti 2001 shënon një rritje të pagës mesatare mujore me 15.1% ndërkohë që edhe çmimet e konsumit pësojnë rritje me rreth 3.1% duke çuar në një rritje të pagës reale prej 12%. Në vitin 2003 rritja e pagës mesatare mujore është 8.5% ndërsa  çmimet e konsumit rriten me 2.4% duke sjellë rritje në pagën reale me 6.1%. Në vitin 2004  rritja e pagës mesatare mujore është 9.9% ndërsa  çmimet e konsumit rriten me 2.4% duke sjellë rritje në pagën reale me 7.5%. Në vitin  2007  rritja e pagës mesatare mujore është 17.1% ndërsa  çmimet e konsumit rriten me 2.9% duke sjellë rritje në pagën reale me 14.2%. Duke vazhduar me një ulje të pagës reale në nivelin 6.1% në vitin 2008  dhe kjo për shkak të rritjes së pagës mesatare  8.3% dhe ndryshimit te çmimeve  konsumit 2.2%. Në vitin 2009 rritja e pagës mesatare mujore prej 11.9% dhe  rritja e çmimeve te konsumit me 3.5% ndikuan në rritjen e pagës reale në 8.4%

Situata politike dhe inflacioni

Një faktor tjetër që ndikon në inflacion është politika, klima politike, faktorët politikë që ndikojnë në ecurinë ekonomike, qëndrueshmëria politike, konfliktet në kampet politike dhe debatet politike  të cilat në vendin tonë janë shumë  të acaruara. Sipas mendimit tim në vendin tonë  politikanët nuk po e gjejnë një gjuhë të përbashkët komunikimi dhe kjo bën qe inflacioni të jetë disi i madh në shifra. Gjatë gjithë historisë së demokracisë në vendin tonë kampet politike kanë qënë gjithmonë armiqësorë ndaj njëri tjetrit. Une kam mendimin se inflacioni në Shqipëri do kete luhatje negative derisa te zbutet klima armiqësore midis politikanëve te kampeve të ndryshme.

Politika monetare në Shqipëri

Rënia e komunizmit në Shqipëri ndodhi në fund të vitit 1990 dhe në fillim të vitit 1991 dhe u   pasua nga një vit rënieje ekonomike, çrregullsie sociale dhe emigracionitë përhapur.  Kthesa filloi në vitin 1992  masat e stabilizimit u paraqitën nëpërmjet një programi njëvjeçar reformash që filloi në mes të vitit 1992. Rritja e parasë ishte parashikuar të ishte ankora nominale kryesore e programit e mbështetur ne dy aspekte:

1à  nga një politikë fiskale që kishte si objektiv qendror eleminimin e financimit të deficitit monetar nga mesi i vitit 1993

2à nga një politikë të shtrënguar krediti.

Rreth kësaj kohe u krijua edhe një sistem bankar dynivelor. Sipas këtij programi politika monetare u bazua në instrumente direkte të kontrollit  monetar. Ky vendim u diktua nga gjendja e dobët e sistemit bankar, nga gjendja e borxhit të jashtëm dhe nga nevoja për të financuar deficitin e lartë buxhetor. Në fillim të vitit 1996 u lëshuan disa licenca për aktivitet bankar privat për disa banka të huaja,duke shtruar rrugën për treg real në këtë fushë. Vetëm kohët e fundit, konsolidimi i sistemit bankar ka lejuar instrumentet indirekte të kontrollit monetar, përfshirë krijimin e rezervës së detyruar, një hapësirë rifinancimi dhe një kërkesë likuiditeti, për të zëvendësuar instrumentet direkte. Bankat e reja private kanë luajtur një rol kyç në inkurajimin e përdorimit të instrumenteve indirekte të kontrollit monetar dhe të konkurrencës ndërbankare.

Inflacioni dhe energjia

Unë mendoj se energjia elektrike është një tjetër faktor që ndikon negativisht në inflacionin e Shqipërisë, sidomos me rritjen e çmimit të energjise. Çmimi i energjisë elektrike shënoi një rritje prej 13.1% rritje kjo e cila u reflektua që në indeksin e muajit janar të vitit 2010. Kjo rritje ka pasur ndikim në 0.5 % në totalin e ndryshimit të indeksit të çmimit të konsumit.

Inflacioni dhe kursi i këmbimit

Kursi i kembimit është një faktor që ndikon në rritjen e inflacionit, kjo vjen nga zhvlerësimi i lekut kundrejt monedhave të tjera. Unë kam mendimin që kursi i këmbimit pa dyshim që ka luajtur një rol kyç në ankorimin e pritshmërive inflacioniste. Që në vitin 1998 Banka Qendrore ka njoftuar në fillim të çdo viti një objektiv sasior të qartë për inflacionin vjetor, zakonisht brenda një zone mjaft të ngushtë 2-4 % . Studimi i luhatjeve të kursit të këmbimit është ndoshta rruga më premtuese për të shpjeguar zhvillimet inflacioniste në Shqipëri. Stabiliteti i kursit të këmbimit nga ana e tij është ndihmuar nga flukset thelbësore hyrëse të remitancave gjatë gjithë periudhës së tranzicionit. Kjo lidhje është parë më qartësisht gjatë periudhës së anarshisë të fillimit të vitit 1997 kur qoftë kursi i këmbimit, qoftë norma e inflacionit u rritën ndjeshëm, për të rënë me shpejtësi sapo gjendja e sigurisë të vihej nën kontroll. Shkalla e korrelacionit nuk është e habitshme në një ekonomi relativisht të hapur si Shqipëria, ku valuta e huaj qarkullon gjerësisht, edhe për shkak të fluksit të lartë hyrës të remitancave nga shqiptarë që punojnë jashtë vendit dhe nga kontrabanda apo nga korrupsioni. Evidenca empirike në Hadëri et al (1999) dhe Muço et al (1999) treguan se për vitet e para të tranzicionit , kursi i këmbimit dhe remitancat shpjeguan shumë më shumë ndryshimin e inflacionit sesa bënë ndryshimet në ofertën monetare.

Llojet e inflacionit

Inflacioni i moderuar i cili ndodh kur niveli i pergjithshëm i çmimeve ngrihet ngadalë dhe norma e tij mund te shprehet nëpërmjet një numri njëshifror.  këto kushte çmimet janë relativisht  qëndrueshme dhe sistemi monetar funksionon mirë.

Inflacioni galopant shoqërohet me rritje çmimesh me një norme dy dhe tre shifrore (20%,100% 200% ne vit). Nën këtë efekt, funksionimi i sistemit ekonomik pëson çrregullime serioze. Besimi tek paraja lëkundet dhe përgjithsisht kontratat indeksohen me indeksin e çmimeve ose ne  valuta  te huaja. Paratë e humbasin shpejt vlerën e tyre dhe meqënëse norma reale e interesit merr vlera shumë  ulta ose negative, tregu financiar venitet dhe roli i normës së interesit si rregullator i saj bie shumë.

Hiperinflacioni është një dukuri e rrallë  ekonominë botërore dhe është i pranishëm sidomos  në kushtet e luftës. Çmimet ngrihen shumë herë çdo muaj. Shembuj  tillë janë rritja e çmimeve në Gjermaninë e viteve 1922-1923 periudhë kur indeksi i çmimeve u rrit  nga  1  10.000.000,  Bolivinë e viteve 1985 me 12.000% inflacion, etj.

 

Inflacioni inercial quhet ndryshe inflacioni i parashikueshëm ose i pritshëm, për sa kohe që norma e inflacionit është e qëndrueshme dhe për sa kohë nuk ndodhin ndryshime  anën e kërkesës dhe ofertës. Ne shumicën e vendeve me ekonomi moderne te industrializuar, procesi inflacionist karakterizohet nga inercia. Kjo inerci lind kur shumica e subjekteve që veprojnë   ekonomi presin te njëjtën normë inflacioni. Nëse këto parashikime inflacioniste  do  pranohen edhe nga njësite operative dhe institucionale  sistemit, thuhet  këtë rast se ekonomia ka hyrë në një spirale inflacioni.

Kosto e faktorëve të prodhimit dhe kërkesa

Rritja e kostos së faktorëve të prodhimit dhe kërkesa janë dy shkaqet kryesore që ndikojnë në inflacion. Në qoftë se bëhet ndryshimi i çmimeve të faktorëve të prodhimit, automatikisht bëhet edhe ndryshimi i shpenzimeve të prodhimit dhe njëherësh edhe ndryshimi i ofertës. Pra rritja e çmimeve të faktorëve të prodhimit rrit shpenzimet e prodhimit  dhe në kushtet e çmimeve të dhëna në treg zvogëlon ofertën, dhe e kundërta. Kostot e inflacionit janë më pak të dukshme se sa kostot e papunësisë. Dihet se nje transaksion ka dy anë, shitësin dhe blerësin. Kur çmimet rritën është shitësi që fiton kurse blerësi humbet. Prandaj analiza e kostove të inflacionit është krejt e ndryshme nga ato të papunësisë. Papunësia, sic e dimë paraqet nje humbje të pastër ,kurse kur analizojmë inflacionin do të shohim se në një situatë inflacioniste mund të kemi njëkohësisht si të humbur ashtu edhe të fituar.Theksuam se në një periudhë inflacionste jo të gjitha çmimet, përfshirë këtu edhe pagat, ndryshojnë me të njejën masë ose ritëm.

 

Konkluzione dhe rekomandime

  1. Vendi jonë ka një klimë të ashpër politike. Gjatë gjithë historisë së demokracisë në vendin tone ka mbizotëruar gjithmonë një klimë e ashper politike. Politikanët e vendit tonë e kane parë gjithmonë me syrin e armikut njëri-tjetrin dhe kjo ndikon edhe në ecurinë e ekonomisë së vendit.
  2. Në vendin tonë inflacioni dhe paga mesatare kanë lëvizur gradualisht. Gjatë gjithë periudhës së pluralizmit në Shqipëri ka patur rritje të pagave për punonjësit e sektorit shtetëror, krahas kësaj ka patur dhe rritje të çmimeve. Këto kanë çuar në rritjen e inflacionit
  3. Në Shqipëri çmimi i energjisë elektrike është rritur hap pas hapi. Nga kjo kanë dalë probleme të ndryshme siç është edhe inflacioni.

 

Anekse

Rritja e pagës reale në sektorin shtetëror

Vitet 1993 94 95 96 97 98 99 2000 01 02 03 04 05 06 07 08 09
% I 30.9 15.8 6.0 17.4 42.1 8.7 -1.0 4.2 3.5 1.7 3.3 2.2 2.0 2.5 3.1 2.2 3.7

 

Literature

Anketa e Buxhetit të Familjeve, 2006 – 2007 INSTAT

Anketa Urbane e Buxhetit të Familjes 1999-2000, INSTAT

Forumi shqiptar

www.Ikub.al

 

No comments.

Leave a Reply